Klopp i thotë kameramanit se nuk është kloun, derisa po festonte me tifozët e Liverpoolit për fitoren ndaj Cityt

  • 11 November 2019 - 09:04
Klopp i thotë kameramanit se nuk është kloun, derisa po festonte me tifozët e Liverpoolit për fitoren ndaj Cityt

Jurgen Klopp duket se do ta ndihmojë Liverpoolin në këtë sezon që ta fitojë titullin e Ligës Premier pas 30 vitesh.

Pas e mposhtën 3-1 Manchester Cityn në Anfield, tani The Reds janë tetë pikë larg vendit të dytë pas 12 xhirosh të zhvilluara në ligën angleze.Trajneri gjerman ka bërë ndikim në suksesin e Liverpoolit në këto vitet e fundit, gjersa në sezonin e kaluar arritën ta fitonin Ligën e Kampionëve.Kampioni i gjashtëfishtë evropian bëri një paraqitje mbresëlënëse në fundjavën që shkoi ndaj kampionit të fuqi të Ligës Premier, e që është rrugës për ta fituar titullin.

Derisa Klopp po shkonte të festonte me tifozët e klubit dhe t’i falënderonte për përkrahjen, kameramani i Sky Sports iu afrua duke i kërkuar t’i bënte disa kërcime.“Jo sa jeni ju këtu. Nuk jam kloun”, ishte përgjigja e gjermanit për kameramanin që mbeti paksa i befasuar.

Klopp njihet si një trajner që ka një emocion të madh gjatë ndeshjes dhe që feston shumë me tifozët, por ky rast e detyroi kameramanin të bënte një hap mbrapa. 

(Kosova Sot Online )