NBA: Los Angeles Lakers humbin pas 7 fitoreve radhazi

  • 11 November 2019 - 12:54
NBA: Los Angeles Lakers humbin pas 7 fitoreve radhazi

Pas 7 fitoresh radhazi Los Angeles Lakers bie ndaj kampionëve në fuqi të NBA.

Kalifornianët u mposhtën në Staples Center nga Toronto Raptors me rezultatin 104-113, në një ndeshje ku diferencën e bëri loja në grup e kanadezëve pasi plot 6 basketbollistë të Torontos arritën një kuotë pikësh me dy shifra. Më të mirë mbi parket për Raptors ishin kamerunasi Siakam me 24 pikë 11 rebound dhe 4 asiste si dhe VanVleet me 23 pikë 7 rikuperime dhe 10 asiste.

Falë kësaj fitoreje Toronto ka një bilanc të njëjtë me Lakers me 7 suksese dhe 2 fitore në 9 ndeshje. Në krahun tjetër skuadrës së trajnerit Frank Vogel nuk u mjaftuan 27 pikët e Anthony Davis dhe triple-double e LeBron James me 13 pikë, 13 rebound dhe 15 asiste për të evituar këtë humbje.

U rikthye menjëherë të fitorja Milwaukee Bucks që kaloi me shifrat 121-119 Oklahoma City Thunder në shtëpinë e këtyre të fundit. 35 pikë realizoi greku Giannis Antetokounmpo i cili udhëhoqi Bucks drejt suksesit të 7-të në 10 ndeshje. Vazhdon forma e mirë edhe për Phoenix Suns që që mori fitoren numër 6 dhe çfarë fitoreje. Skuadra nga Arizona mposhti 138-112 Brooklyn Nets për meritë edhe të Booker autori i 27 pikëve.

(Kosova Sot Online)