Man Utd po mendon ta rikthejë Ibrahimovicin

  • 11 November 2019 - 16:07
Man Utd po mendon ta rikthejë Ibrahimovicin

Sulmuesi suedez e ka mbyllur eksperiencën amerikane dhe po mendon të rikthehet në futbollin evropian

Manchester United po planifikon ta realizoj një rikthim të papritur të Zlatan Ibrahimovicit.

“Djajtë e Kuq” janë të brengosur pasi nuk po ka shumë alternativa në treg, prandaj mund ta kërkojnë sulmuesin suedez.

38 vjeçari e ka mbyllur së fundmi eksperiencën amerikane me Los Angeles Galaxy dhe e ka paralajmëruar rikthimin në futbollin evropian.

Për ish-përfaqësuesin suedez interesim ka shfaqur edhe ish-klubi i tij tjetër, Milani.

Mirëpo, mediumi britanik “Mail Online” raporton se United do të tentojë ta transferojë veteranin e sulmit në janar.

Ibra ishte larguar nga “Old Traffordi” në vitin 2018 për t’iu bashkuar LA Galaxys në kampionatin amerikan të futbollit – MLS. 


(Kosova Sot Online)