Zyrtare: Superkupa e Spanjës, Valencia – Real Madrid, Barcelona – Atletico Madrid

  • 11 November 2019 - 16:55
Zyrtare: Superkupa e Spanjës, Valencia – Real Madrid, Barcelona – Atletico Madrid

Është hedhur shorti për Superkupën e Spanjës që do të zhvillohet në janar të vitit 2020

Shorti i hedhur në Arabinë Saudite, ku edhe do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale dhe finale me 8, 9 dhe 12 janar, ka vënë përballë Barçën me Atleticon dhe Valencian me Real Madridin.

Gjysmëfinalet do të jenë vetëm me nga një ndeshje.

Barça do të luajë në shtëpi, në “Camp Nou” kundër Atleticos me 8 janar, derisa Reali me 9 janar në Mestalla kundër Valencias.

Dhe në rast triumfit të Madridit e Barçës, do të kemi ‘El Clasico’ në finale, që do të zhvillohet me 12 janar.

Gjysmëfinalistët do të fitojnë nga 800 mijë euro, finalisti 1.4 milionë dhe fituesi 2 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)