Pogba dhe Neymar zyrtarisht jashtë top 25 më të mirëve për vitin 2019!

  • 11 November 2019 - 17:18
Pogba dhe Neymar zyrtarisht jashtë top 25 më të mirëve për vitin 2019!

Neymar dhe Paul Pogba, q të dy nuk ia kanë dalë të jenë në mesin e më të mirëve këtë cit për çmimin ‘Goal 50’

Neymar ka qenë në këtë listë çdo sezon që nga viti 2011, më së larti ka përfunduar në vitin 2015, në pozitën e katërt, pasi e ndihmoi Barcelonën të fitojë tripletën.

Sido që të jetë, pas dy herë të tjerëve në top 10-she, braziliani tani është lënë krejtësisht jashtë.

Pogba gjithashtu nuk është në mesin e më të mirëve, pas sezonit luhatës dhe me shumë lëndime.

Ai ka qenë pjesë e listës së më të mirëve ‘Goal 50’ mes viteve 2013 dhe 2018 – por jo vitin që po lëmë pas, 2019.

42 korrespondentet e “Goal.com” do të votojnë për kandidatët bazuar në paraqitjet, statistikat në nivel klubi dhe ndërkombëtarë dhe do të nxjerrin më të mirin.

A do të jetë Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo sërish? Ose njëri prej heronjve të Liverpoolit që triumfoi në Champions League, Mohamed Salah, Sadio Mane, Van Dijk ose Alisson? Gjithçka do të mësohet me 12 Nëntor. 


(Kosova Sot Online)