Shqiptarët rrëmbejnë medalje të arta në “Croatia Open G1 2019”

  • 11 November 2019 - 18:18
Shqiptarët rrëmbejnë medalje të arta në “Croatia Open G1 2019”

Të shtunën që lamë pas, është mbajtur në Zagreb të Kroacisë turniri ndërkombëtarë i Taekwondos 25  “Croatia Open G1 2019”.

Klubi i Taekwondos nga Prishtina u përfaqësua në këtë turne me katër garues dhe arriti t’i fitojë dy medalje të arit dhe zuri vendin e parë në kategorinë për kadet “Best Team Cadet Male 2019”.

Elion Agushi kadet rrëmbeu të artën në kategorinë -45 kilogramë, kurse Denis Bllaca fitoi të artën në kategorinë -49 kg.

Paraqitja e tyre ishte fantastike në “Croatia Open”, që është njëri ndër turnirët më të mëdha në Evropë dhe botë.

Ky është një rezultat i madhe për sportin Olimpik të Taekwondos të Kosovës.

(Kosova Sot Online)