Kosova nis përgatitjet për ‘finalet’ kundër Çekisë dhe Anglisë

  • 11 nëntor 2019 - 18:27
Kosova nis përgatitjet për ‘finalet’ kundër Çekisë dhe Anglisë

180 minuta larg ëndrrës së të gjithëve, ëndrrës evropiane.

Kosova tashmë ka nisur përgatitjet për ndeshjet e nëntorit kundër Çekisë në udhëtim dhe Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Bernard Challandes nuk po punon me grupin e plotësuar, pasi disa lojtarë ende nuk kanë ardhur pas detyrave me klubet respektive.

Herolind Shala dhe Leart Paqarada kanë probleme fizike dhe janë në dyshim për Çekinë, ndërsa Vedat Muriqi po stërvitet i veçuar dhe do të luftojë me kohën për të qenë gati për sfidën kundër Çekisë.

(Kosova Sot Online)