Bale nuk u stërvit një muaj me Realin

  • 11 November 2019 - 19:22
Bale nuk u stërvit një muaj me Realin

Se gjërat janë shumë të paqarta në Madrid lidhur me Gareth Bale, kjo tashmë dihet

Gjatë ditës së sotme, veprimi i Bale ka irrituar tifozët e Real Madridit, të cilët në rrjete sociale kanë kërkuar ta largojnë menjëherë nga skuadra.

Bale nuk është stërvitur me Realin për një lëndim që kishte pësuar me Uellsin që në fillim të muajit tetor, pothuajse që një muaj.

Por, befasisht, ai e ka bërë këtë normalisht gjatë ditës së hëne me Uellsin, duke ngjallur reagime nga më të ndryshmet se pse nuk ishte stërvitur me Madridin dhe duke vënë pikëpyetje të shumta se çfarë po ndodh mes tij dhe klubit spanjoll.

Tifozët tashmë janë ngopur me Balen e padisiplinuar dhe nuk e duan më në skuadër.

Zinedine Zidane vazhdimisht kishte thënë se nuk është gati për lojë, por Bale duket se pa probleme do të zbresë në fushë me 16 nëntor kundër Azerbajxhanit.

(Kosova Sot Online)