Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani: Presioni është te Çekia!

  • 11 nëntor 2019 - 19:39
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani: Presioni është te Çekia!

Amir Rrahmani, që ka mbajtur shiritin e kapitenit në disa ndeshje për shkak të mos aktivizimit të kapitenit të parë, Samir Ujkani, ka dalë në konferencë për media para sfidës me Çekinë.

I shoqëruar me kapitenin e parë, Amiri tha se në Ceki, do të japin maksimumin për të nxjerrë një rezultat pozitiv.

“Ndeshja me Çekinë do të jetë me shumë tensione, por ata kanë më shumë për të humbur se sa ne”, u shpreh Amiri.

“Do të mundohemi të japim maksimumin ndaj Çekisë, të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Me thënë të drejtën nuk po mendojmë për Ligën e Kombeve, presioni është më i madh te ata sepse luajnë brenda”,.

“Edhe një barazim do të na mbante end enë lojë, gjithsesi do të provojmë të fitojmë”

(Kosova Sot Online)