Shpërblehet Kosovare Asllani

  • 11 nëntor 2019 - 23:08
Shpërblehet Kosovare Asllani

‘Sulmuesja më e mirë e vitit’, Kosovare Asllani është shpërblyer në Suedi

Futbollistja e Real Madridit, Kosovare Asllani, është duke i shijuar momentet më të mira në karrierën e saj si futbolliste.

Futbollistja nga Mitrovica, që shkëlqeu me Suedinë në Kampionatin Botëror të femrave, sonte, në një ceremoni të Federatës së Futbollit të Suedisë, është shpërblyer me çmimin ‘Sulmuesja më e mirë e vitit’.

Asllani deri më tani ka bërë 126 paraqitje për Kombëtaren e Suedisë, ka shënuar 32 gola.

(Kosova Sot Online)