Sterling përjashtohet nga skuadra e Anglisë pas zënkës me Gomezin

  • 12 November 2019 - 09:08
Sterling përjashtohet nga skuadra e Anglisë pas zënkës me Gomezin

Raheem Sterling është përjashtuar nga skuadra e Anglisë për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi të enjten, pas një zënke në stërvitje me bashkatdhetarin e vet, yllin e Liverpoolit Jose Gomez.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, tha se Sterling ishte ende nën emocione të derbit Liverpool – Manchester City, gjatë të cilit ai ishte përfshirë në një përleshje me Gomezin.

Sterling dhe Gomez u kacafyten kah fundi i fitores së Liverpoolit 3:1 kundër Man City të dielën në Premierligë dhe zënkën e vazhduan edhe pasi u grumbulluan nga Kombëtarja e Anglisë.

Përleshja e së hënës në stërvitje me “Tre luanët” i ka kushtuar Sterlingut me humbjen e mundësisë për të luajtur të enjten kundër Malit të Zi në Wembley.

Pas tri ditësh, Anglia e viziton Kosovën në ndeshjen përmbyllëse të Grupit A kualifikues dhe nuk dihet nëse Sterling do të luajë.

Nuk janë bërë publiket detajet e incidentit, por Federata e Futbollit e Anglisë ka konfirmuar se Sterling do të mbetet me skuadrën.

“Kemi vendosur që mos ta konsiderojmë Sterlingun për ndeshjen me Malin e Zi të enjten”, tha Southgate.

(Kosova Sot Online)