Plani i Juventusit për t’i zgjidhur problemet e Ronaldos

  • 12 nëntor 2019 - 11:56
Plani i Juventusit për t’i zgjidhur problemet e Ronaldos

Juventusi ka vendosur të mos e ndëshkojë Cristiano Ronaldon për sjelljen e tij të pahijshme, pasi u zëvendësua herët në fitoren 1:0 kundër Milanit të dielën në Serie A. Por, klubi nga Torino ka një plan për sulmuesin e vet portugez.

Ronaldo ishte dukshëm i pakënaqur që u zëvendësua në minutën e 55-të, sepse u largua i tërbuar drejt zhveshtores dhe më pas e braktisi edhe stadiumin ende pa përfunduar ndeshja.

Juventusi dëshiron ta qetësojë situatën, megjithatë, duke mos i prishur rregullin në klub.

Cristiano nuk do të gjobitet, por do të thirret në një takim me drejtuesit e klubit Pavel Nedved dhe Fabio Paratici. Dyshja do të përpiqet ta bindë Ronaldon t’u kërkojë falje bashkëlojtarëve dhe ta shpjegojë sjelljen e vet e cila s’i ndihmon ekipit.

Gazetta dello Sport raporton se Nedved e ka kontaktuar menaxherin e Ronaldos, Jorge Mendes, natën e incidentit, për të diskutuar për këtë çështje. 

(Kosova Sot Online)