Zbulohet çka i tha Sterling Gomezit gjatë përleshjes para ndeshjes me Kosovën

  • 12 November 2019 - 13:19
Zbulohet çka i tha Sterling Gomezit gjatë përleshjes para ndeshjes me Kosovën

Raheem Sterling u përpoq ta kapë për fyti Joe Gomezin dhe i tha “mendon se je burrë i fortë tani?” gjatë kacafytjes mes vete në stërvitjen e Kombëtares së Anglisë të hënën.

Sterling nuk do të luajë kundër Malit të Zi pas zënkës me Gomezin e Liverpoolit të hënën në stërvitjen e “Tre luanëve”, por do të mbetet i grumbulluar me Kombëtaren, pasi Anglia e viziton Kosovën të dielën për ndeshjen finale të Grupit A.

Ai dhe Gomez u kacafyten kah fundi i fitores së Liverpoolit 3:1 kundër Man City të dielën në Premierligë dhe zënkën e vazhduan edhe pasi u grumbulluan nga Kombëtarja e Anglisë.

Përleshja e së hënës në stërvitje me “Tre luanët” i ka kushtuar Sterlingut me humbjen e mundësisë për të luajtur të enjten kundër Malit të Zi në Wembley.

Gomez ishte lojtari i parë i Liverpoolit që kishte mbërritur në qendrën stërvitore dhe po qeshte me një grup bashkëlojtarësh të Anglisë, kur Sterling kishte mbërritur rreth kohës së drekës.

Sky Sports mëson se Sterling ishte ndier i ofenduar dhe i kishte thënë Gomezit: “Mendoni se tani jeni burrë i fortë?” kjo kishte nxitur të qeshura edhe më të mëdha sepse lojtarët kishin menduar se Sterling po tallej.

Sulmuesi i Manchester City i ishte afruar Gomezit më pas dhe ishte përpjekur ta kapë për fyti, duke e nxitur këtë të fundit të reagoi ashpër. Ata u ndan nga bashkëlojtarët e tyre.

Megjithatë, ata e kanë lënë pas vetes këtë incident pasi kanë biseduar dhe Sterling i ka kërkuar falje Gomezit. 

(Kosova Sot Online)