Zyrtare: Muqiri mungon ndaj Çekisë, shkaku i lëndimit

  • 12 November 2019 - 13:46
Zyrtare: Muqiri mungon ndaj Çekisë, shkaku i lëndimit

Vedat Muriqi nuk ia ka dalë të riaftësohet nga lëndimi dhe si pasojë do të mungojnë në dy ndeshjen vendimtare të Kosovës kundër Republikës së Çekisë të enjten në Plzen dhe kundër Anglisë tri ditë më vonë në Prishtinë.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se sulmuesi i Fenerbahces nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Kosovës në ndeshjet finale për kualifikime në Euro 2020.

Mungesa e Muriqit, i cili është në formë të shkëlqyer kohët e fundit, është një goditje e rëndë për trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes, i cili duhet të mendojë për ndryshime në sulm para se verdhekaltrit të udhëtojnë drejt Plzen për përballjen me Çekinë këtë të enjte.

25-vjeçari e ka humbur edhe përballjen me Anglinë tri ditë më vonë në Prishtinë.

“Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të jetë në gjendje të luajë në dy ndeshjet e radhës kundër Çekisë, më 14 nëntor në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në Prishtinë. Përkundër përpjekjeve maksimale dhe dëshirës së madhe të futbollistit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët në këto ndeshje të rëndësishme, pas ekzaminimeve të bëra mjekësore dhe konsultimeve edhe me ekspertë të kësaj fushe në Zvicër ka rezultuar që paraqitja e tij është e pamundshme të ndodhë. Për çdo ndryshim eventual në gjendjen e futbollistit do t’iu informojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

(Kosova Sot Online)