Barça ia vë syrin Kimmichut

  • 12 November 2019 - 18:35
Barça ia vë syrin Kimmichut

Gjiganti katalunas është në kërkim të mbrojtësit të djathtë dhe ia ka vënë syrin futbollistit gjerman

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Don Balon”.

Dhe, kampioni spanjoll ia ka vënë syrin mbrojtësit të Bayern Munichut, Joshua Kimmich.

24 vjeçari është në listën e dëshirave të “Blaugrana”, të cilët nuk janë bërë rehat në pozitën e mbrojtësit të djathtë që prej largimit të Dani Alvesit.

Kimmich është njëri prej futbollistëve më stabilë në Evropë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Ai mund të luajë me sukses edhe si mesfushor.


(Kosova Sot Online)