Guardiola do ta respektojë kontratën me Cityn

  • 12 November 2019 - 18:59
Guardiola do ta respektojë kontratën me Cityn

Trajneri spanjoll nuk do të largohet nga “Citizens” deri në verën e vitit 2021, kur edhe i skadon kontrata

Pep Guardiola do ta respektojë deri në fund kontratën e tij me Manchester Cityn, shkruan “The Times”.

Trajnerit spanjoll i kanë mbetur edhe 18 muaj kontratë me “Citizens” dhe ai nuk do të largohet prej aty para verës së vitit 2021.

City ka mbetur prapa në tabelë, me 9 pikë mbas Liverpoolit, nga i cili u mposht 1:3 fundjavën që shkoi.

Prandaj, ky fakt e ka bërë të vështirë punën që Guardiola ta fitojë titullin e tretë radhazi në Angli.

Së fundmi spekulohej se ish-trajneri i Barcelonës e Bayern Munichut mund të largohet në fund të sezonit.

Mirëpo, City po planifikon të shpenzojë mbi 100 milionë euro në janar, për ta kërkuar suksesin në pjesën e dytë të sezonit.

Nga ana e tij, Guardiola duket i vendosur për të mbetur një tjetër sezon në “Etihad Stadium”. 

(Kosova Sot Online)