Barcelona nuk do të paguajë 100 milionë euro për Haaland

  • 12 November 2019 - 19:17
Barcelona nuk do të paguajë 100 milionë euro për Haaland

Barcelona nuk është me në garë për Erling Haaland nëse klubi i tij kërkon 100 milionë euro për shërbimet e tij, shkruan sot ESPN

Sul;muesi i Red Bull Salzburg ka zgjuar interesim në tërë Europën ku ka shënuar shumë gola, por në Camp Nou besojnë që vlera e tij është shumë e lartë.

Kampionët spanjoll, bashkë me një numër të madh të klubeve në Europë, kanë të impresionuar nga Haaland këtë sezon, sidomos në Ligën e Kampionëve,.

Ai ka shënuar hat trikun e pestë këtë vikend kundër Wolfsberger dhe tani ka shënuar 26 gola në 18 paraqitje në të gjitha garat-përfshirë shtatë në katër ndeshje të Ligës së Kampionëve. Një numër i skuadrave të Premier Ligës, si dhe Real Madridi dhe Juventusi po ashtu e kërkojnë atë.

Megjithatë, burime nga Barça kanë thënë për ESPN se Salzburg se shumë që ka thënë Salzburg “është tepër e madhe” dhe se “ai nuk e ka atë vlerë në tregun e transferëve”.

I njëjti burim kja thënë se derisa skuadra austriake kërkon kaq shumë për të, klubi katalunas nuk do të thyej bankën për norvegjezin. 

(Kosova Sot Online)