“Në Portugali, Ronaldo nuk ka asnjë problem”

  • 12 November 2019 - 19:42
“Në Portugali, Ronaldo nuk ka asnjë problem”

Shoku i Cristiano Ronaldos në Portugali, Goncalo Paciencia ka insistuar se sulmuesi i Juventusit nuk ka treguar shenja që nuk ndihet mirë prej që i është bashkuar skuadrës së Kombëtares se Portugalisë

Maurizio Sarri ka thënë se ai e ka zëvendësuar Ronaldon në dy ndeshjet e fundit të Juves për shkak se ai është ankuar në një lëndim në gju.

Megjithatë, Paciencia dhe raportet në Portugali thonë se numri 7 ka stërvitur pa ndonjë problem me Selecaon europiane për dy ndeshje kruciale të Portugalisë për kualifikim në Euro 2020 kundër Lituanisë dhe Luksemburgit.

“Nuk kam diplomë të mjekësisë, por për mua ai duke shumë mirë”, ka thënë sulmuesi i Eintracht Frankfurt për A Bola.

“Gjëja më e rëndësishme është se ai është këtu sepse është lojtari më i mirë në botë”.

24 vjeçari është dukur i hidhëruar kur Sarri e ka zëvendësuar atë në fitoren prej 1-0 të Juves kundër Milanit të dielën.

Pavarësisht se ai u largua më herë nga “Allianz Stadium”, ai nuk është dënuar nga kampionët e Italisë. 

(Kosova Sot Online)