“Karate me ndihmoj të bëhem futbollist”

  • 12 November 2019 - 21:34
“Karate me ndihmoj të bëhem futbollist”

Futbollisti francez Matteo Guendouzi ka thënë se trajnimet në karate sa ishte fëmijë kanë ndihmuar që ai të jetë futbollist më i mirë

Babai i 20 vjeçarit është mjeshtër i karates dhe në një intervistë të fundit, mesfushori ka thënë se aftësitë që ai mësoi në këtë sport i kanë dhënë atij “një mentalitet fituesi” në fushë.

“Mendoj se të ndihmon shumë dhe kjo ka ndikuar shumë në mentalitetin tim, të jesh luftëtar në fushë dhe kjo është arsyeja pse gjithmonë dua të fitoj. Po ashtu të ndihmon në luftën në duele me skuadër”, ka thënë  Guendouzi për faqen zyrtare të Arsenalit.

“Karate ndihmon në këtë fushë. Kur isha i vogël, mora vendin e tretë në një garë karate në Francë, e cila gjë ishte një e arrirë e madhe, por në disa momente është vështirë që ti kombinoni futbollin dhe karaten”.

“Natyrisht, kam kujtime të mira kur jam marrë me karate. Në terma të fleksibilitetit. Mund të them jam më fleksibil në fushë e cila gjë ju ndihmon shumë”.

“Sa për fitnesin, karate është sport shumë i fortë, kështu që mendoj pse unë gjithmonë jap kaqë shumë energji në fushë ku luftoj për çdo top”, ka shtuar ai. 

(Kosova Sot Online)