Barcelona mendon Haalandin si pasues të Suarezit

  • 13 November 2019 - 09:54
Barcelona mendon Haalandin si pasues të Suarezit

Barcelona po shikon me vëmendje sulmuesin e Red Bull Salzburgut, Erling Braut Haaland.

19-vjeçari ka shënuar 26 gola në 18 ndeshje në sezonin 2019/20, gjë që ka bërë që shumë nga skuadrat më të mëdha të Evropës të vihen pas norvegjezit. Barcelona po kërkon një zëvendësim për Luis Suarez, i cili i mbush 33 vjeç në janar, dhe mediumi ESPN raporton që Haaland është në radarin e tyre. avëve të fundit, sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është përfolur gjithashtu si një pasues ideal i Suarezit te klubi Blaugrana. Salzburgu pret që të fitojë 100 milionë euro nga shitja e Haalandit.

Interesim për të kanë shprehur edhe Liverpooli, Manchester Unitedi, Arsenali dhe Juventusi. 

(Kosova Sot Online )