Biletat për ndeshjen Kosovë – Angli do të dalin sërish në shitje

  • 13 November 2019 - 10:25
Biletat për ndeshjen Kosovë – Angli do të dalin sërish në shitje

aqja zyrtare për shitjen e biletave për ndeshjet e Kosovës, tiks.app, ka njoftuar se biletat për ndeshjen Kosovë – Angli do të dalin sërish në shitje.

Kosova do ta presë Anglinë më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020. 

Se çfarë rëndësie do të ketë kjo ndeshje varet nga përballja e Kosovës në Çeki, pasi që nëse “Dardanët” pësojnë humbje në këtë ndeshje, ata e kanë të pamundur kualifikimin në EURO 2020.

Megjithatë, edhe nëse Kosova s’do të mundë të kualifikohet në EURO 2020, interesimi i qytetarëve për ta përcjellë përballjen në “Fadil Vokrri” ka qenë i madh dhe faqja tiks.app ku bëhet shitja e biletave ra nga sistemi dhe ua pamundësoi shumë tifozëve të blejnë bileta.

Për shkak të kësaj, faqja tiks.app ka njoftuar se biletat e mbetura do të dalin sërish në shitje në një orë të caktuar.

“Sot gjatë ditës, pas konsultimeve qe do te kemi me FFK dhe Policinë, do të vendoset për kohen (orën) e lëshimit të biletave të mbetura në sistemin online, për te cilën do të njoftoheni në vazhdim përmes faqes tonë ne facebook dhe Instagram”, shkruhet në njoftimin e tiks.app.

“Ju lutemi për mirëkuptim dhe ju sigurojmë se nuk ka asnjë prapavijë apo keqpërdorim nga ana jonë lidhur me gjithë këtë situatë, mirëpo duke e pasur parasysh numrin e limituar te ulëseve ne Stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kërkesën e cila është se paku njëzetfishti i kapaciteteve te ofruara, afër 95% te klientëve nuk arrijnë te sigurojnë bileta”.

Po e njëjta faqe ka njoftuar përmes kësaj deklarate se dje kishte qenë cak i disa sulmeve të koordinuara kibernetike dhe i ka mohuar pretendimet se ajo është duke manipuluar me sistemin.

Deklarata e plotë e Tiks.app:

Tiks.APP ka qene cak i disa sulmeve te koordinuara kibernetike, me qellim te pengesës se shitjes se biletave online, për te cilën tashmë janë ftuar organet kompetente për hetim.

Stafi jone ka punuar pa ndërprere ne 24h e fundit për te evituar këto sulme te cilat janë te koordinuara dhe i shërbejnë vetëm një grupi te ngushtë te personave keqdashës.

Disa Persona dhe Media kanë shfrytëzuar këtë situate dhe kanë publikuar materiale nxitëse qe kanë ndikuar edhe me tej ne tensionimin e situatës se krijuar.

Për publikun duhet te sqarohet se përmes “ping” nuk mund te vërtetohet disponueshmeria e sistemit apo shërbimit, sepse ato adresa janë zakonisht pajisje tjera si “router” apo “firewall” dhe janë vetëm një pjese e vogël infrastrukturës së sistemit në tërësi – këtë gjë e konfirmojnë shumë lehtë ekspertet e lëmisë.

JU INKURAJOJME qe biletat te cilat i gjeni ne tregun e zi, neper faqe te ndryshme ne internet apo ne rruge, te i raportoni menjëherë ne Polici, sepse stërshitja e biletave pa autorizim paraprak nga Organizatori mund te konsiderohet si vepër penale.

Akuzat dhe kritikat te cilat janë drejtuar kundër Tiks.APP janë te pranueshme dhe ndjejmë keqardhje te sinqerte për shqetësimet e mundshme qe mund te ju kemi sjellur – dhe me shumë sinqeritet, me te gjitha kapacitetet tona jemi munduar qe ta tejkalojmë këtë situate.

Gjithashtu, kërcënimet e adresuara te ne janë shumë serioze dhe të patolerueshme, sepse ne jemi vetëm një Kompani e cila mundohet te kryej shërbimin sipas një kontrate te caktuar.

(Kosova Sot Online)