Ky është lajmi bombë në Çeki për Kosovën 

  • 13 November 2019 - 11:37
Ky është lajmi bombë në Çeki për Kosovën 

Çekët janë të gëzuar shumë që do të mungojë ylli i Kosovës, sulmuesi këmbëshpejt Vedat Muriqi, të cilët ia kishin frikën.

“Muriqi është i dëmtuar dhe nuk do të luajë kundër Republikës Çeke. 

Kosova nuk e ka lojtarin kryesor Vedat Muriqin në ndeshjen vendimtare të së enjtes në Kampionatin Evropian 2020 në Plzen kundër skuadrës çeke dhe pastaj në duelin me Anglinë.  

Shënuesi më i mirë i kombëtare së ekipit ballkanik nuk do të arrijë të sanojë dëmtimin e këmbës që pësoi në fanellën e skuadrës turke, Fenerbahce nga Stambolli”, shkruan mes të tjera “isport” nga Çekia dhe po ashtu edhe disa media tjera të atjeshëm e japin si lajm bombë këtë mungesë.

(Kosova Sot Online)