Mertens drejt Interit

  • 13 November 2019 - 16:45
Mertens drejt Interit

Sulmuesi i Napolit mund të përfundojë në klubin tjetër të Serie A gjatë verës së ardhshme

Dries Mertens pritet të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi belg pritet të përfundojë në Inter gjatë verës që vjen.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane, “Corriere Dello Sport”.

Ylli belg do të jetë lojtar i lirë në muajin qershor dhe nuk ka ndonjë plan për ta vazhduar kontratën me ekipin napolitan.

Mertens i ka realizuar 4 gola në 11 ndeshje me Napolin në Serie A këtë sezon.

Ai ishte njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin italian viteve të fundit.


(Kosova Sot Online)