Sancho pritet të largohet nga Dortmundi

  • 14 November 2019 - 09:24
Sancho pritet të largohet nga Dortmundi

Ylli anglez, Jadon Sancho mund të largohet nga klubi gjerman, Borussia Dortmund, në janar ose në fund të sezonit.

19-vjeçari erdhi në Bundesliga pasi kaloi në ekipet e moshave te Watfordi dhe Manchester City. Te Dortmundi, Sancho e gjeti veten dhe nga transferimi i tij është bërë titullar i rregullt duke shkëlqyer me gola dhe asistime. Forma e tij e lartë dhe cilësitë e treguara kanë bërë që Sancho të lidhet me një rikthim në Ligën Premier, ku po lidhet me Manchester Unitedin dhe Liverpoolin. 

Sancho gjithashtu po pëlqehet shumë edhe nga Real Madridi dhe gjatë dimrit apo verës së ardhshme mund të ketë ndonjë ofertë zyrtare për të.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Sancho mund të largohet nga Dortmundi në kërkim të një sfide të re, por momentalisht nuk ka ndonjë destinacion të preferuar.

(Kosova Sot Online )