Si ndikon rezultati i ndeshjes kundër Çekisë në radhitjen e Kosovës në ranglistën e FIFA-s

  • 14 November 2019 - 09:41
Si ndikon rezultati i ndeshjes kundër Çekisë në radhitjen e Kosovës në ranglistën e FIFA-s

Kosova synon kualifikimin në Kampionatin Evropian nga ndeshjet kundër Çekisë dhe Anglisë, mirëpo skuadrës së Bernard Challandes do t’i ndihmonte fitorja kundër Çekisë edhe për ngritjen në ranglistën e FIFA-s, që i radhit të gjitha Kombëtaret e botës.

Kosova aktualisht radhitet në pozitën e 114-të në listën e FIFA-s, me 1184 pikë të grumbulluara gjithsej, ndërsa Çekia radhitet e 43-ta, me gjithsej 1454 pikë të grumbulluara.

Me fitore kundër Çekisë, Kosova do t’i fitonte 18.45 pikë të vlefshme për ranglistën e FIFA-s, nga barazimi 5.95 pikë, ndërsa nëse pëson disfatë i humb 6.54 pikë.

Sipas rregullave të FIFA-s për këtë ranglistë, ndeshjet miqësore kanë më pak vlerë sesa ato me karakter garues. Në numrin e pikëve të fituara nga secila ndeshje ndikon edhe niveli i kundërshtarit.

Algoritmi i FIFA-s i grumbullon pikët sipas formulës së paraqitur më poshtë:

P=Pmëparshme+R*(W-We)

Me shkronjën P shënohet numri i pikëve total.

R – Rëndësia e ndeshjes

Pmëparshme – Pikët në ranglistën e FIFA-s, para fillimit të kësaj ndeshjeje

R=5 për ndeshjet miqësore jashtë kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare

R=10 për ndeshjet miqësore brenda kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare

R=15 për ndeshjet e fazës së grupit në Ligën e Kombeve

R=25 për ndeshjen eliminatore dhe të play-offs në Ligën e Kombeve

R=25 për ndeshjet kualifikuese në garat e konfederatave dhe për kualifikim në Kupën e Botës

R=35 për ndeshjet e fazës eliminatore në garat e konfederatave deri në fazën çerekfinale

R=40 për ndeshjet e fazës eliminatore në garat e konfederatave pas fazës çerekfinale

R=50 për ndeshjet e Kupës së Botës deri në fazën çerekfinale

R=60 për ndeshjet e Kupës së Botës pas fazës çerekfinale

W – Rezultati i ndeshjes

Fitore=1; Barazim=0.5; Disfatë=0

We – Rezultati i pritur e ndeshjes

dr– diferenca në rangim mes dy skuadrave

FIFA  e përditëson ranglistën e kombëtareve pas cdo afati të ndeshjeve kombëtare. Që nga koha kur Bernard Challandes e ka marrë drejtimin e Kosovës, “Dardanët” vazhdimisht janë ngritur në këtë ranglistë, ndërsa tani e mbajnë pozitën më të lartë ndonjëherë, atë të 114-të.

(Kosova Sot Online)