Kosova e kishte mposhtur Çekinë në Prishtinë, por çekët kishin dominuar me statistika

  • 14 November 2019 - 10:06
Kosova e kishte mposhtur Çekinë në Prishtinë, por çekët kishin dominuar me statistika

Kombëtarja e Kosovës do të jetë e motivuar nga fitorja 2:1 në Prishtinë kundër Çekisë në Prishtinë për ta mposhtur edhe sot Kombëtaren çeke. Mirëpo, fitorja e “Dardanëve” në Prishtinë s’kishte qenë shumë bindëse.

Çekia e pret sonte Kombëtaren e Kosovës në stadiumin Doosan Arena, në Pilsen, në orën 20:4 për ndeshjen e parafundit në kuadër të Grupit A kualifikues për EURO 2020.

Përderisa Çekia e ka epërsinë e të qenët vendas, Kosova është e motivuar nga fitorja që e kishte arritur në shtator në Prishtinë kundër çekëve, po ashtu në kuadër të Grupit A.

Çekia kishte kaluar fillimisht në epërsi në “Fadil Vokrri”, përmes golit të Patrik Schickut në minutën e 16-të. Vetëm katër minuta më vonë, rezultati u barazua përmes Vedat Muriqit, ndërsa golin e fitores e kishte shënuar Mërgim Vojvoda në minutën e 66-të.

Por, përderisa Kosova e kishte fituar ndeshjen dhe tre pikët e saj, Çekia e kishte dominuar ndeshjen, sipas statistikave të SofaScore.

(Kosova Sot Online)