Muriqi i lënduar, në përkrahje të Kosovës sonte

  • 14 November 2019 - 10:50
Muriqi i lënduar, në përkrahje të Kosovës sonte

Përkundër që e ka të pamundur të luajë në ndeshjet e nëntorit të Kosovës, sulmuesi Vedat Muriqi e ka shprehur mbështetjen e tij për bashkëlojtarët në Kombëtaren kosovare përmes Instagramit të tij.

Sulmuesi në formë Vedat Muriqi e lëndoi kyçin e këmbës në një ndeshje me klubin e tij, Fenerbahce, në fundjavë në Superligën turke, dhe të martën Federata e Futbollit e Kosovës konfirmoi se ai nuk ka arritur të riaftësohet me kohë dhe nuk do të jenë në gjendje të luajë.

Kosova do të përballet me Çekinë nesër në Pilsen duke e ditur se vetëm fitorja e mban në garë për t’u kualifikuar në Euro 2020 në ndeshjen e fundit kundër Anglisë të dielën në Prishtinë. Humbja e Muriqit për këtë ndeshje ka qenë një goditje e madhe për skuadrën kosovare.

Megjithatë, përkundër që nuk do të jetë i pranishëm në fushën e lojës, Muriqi do t’i përkrahë bashkëlojtarët e tij nga largësia.

(Kosova Sot Online)