Masa të rrepta të sigurisë para hotelit të tifozëve dardanë në Çeki

  • 14 November 2019 - 15:12
Masa të rrepta të sigurisë para hotelit të tifozëve dardanë në Çeki

Autoritetet e Republikës së Çekisë i kanë rritur masat e sigurisë para ndeshjes së vendit të tyre kundër Kosovës, duke dërguar forca policore pranë hotelit të tifozëve dardanë në Plzen.

Kosova është mysafire e Çekisë sonte në orën 20:45 në Doosan Arena, në një ndeshje vendimtare për fatin e të dy kombëtareve për kualifikim në Kampionatin Evropian Euro 2020.

Një numër i madh i tifozëve të Kosovës kanë udhëtuar drejt Çekisë, në mbështetje të ekipit të tyre kombëtar.

Pamje që  Media i ka siguruar nga Plzen shfaqin policinë çeke duke qëndruar pranë hotelit të tifozëve dardanë në numër të madh dhe duke patrulluar me qentë e tyre.

(Kosova Sot Online)