Hysaj ka mundur të ishte lojtar i Chelsea për 50 mln euro, por Napoli refuzoi

  • 14 November 2019 - 16:18
Hysaj ka mundur të ishte lojtar i Chelsea për 50 mln euro, por Napoli refuzoi

Napoli rrezikon ta humbasë Elseid Hysajn në tregun e transferimeve pa asnjë qindarkë, pasi vitin e kaluar e refuzoi një ofertë nga Chelsea në vlerë 50 milionë euro për shqiptarin, sipas agjentit të futbollistit, Mario Giuffredi.

Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni, tamam kur kontrata t’i mbarojë në verë, dhe Giuffredi zbuloi se Napoli do të humbasë shumë me klientin e tij.

“Çfarëdo që ndodh me të, rezultati do të jetë madhështor”, tha Giuffredi për Radio Punto Nuovo.

“Nëse largohet, ne do ta bëjmë atë që u desh ta bënim në verë. Nëse nuk largohet, atëherë Napoli do ta humbasë një lojtar falas, ama për neve do të funksionojë gjithsesi”, shtoi ai.

“Para një viti e gjysmë, Napoli ka mundur t’i fitonte 50 milionë euro nga Chelsea. Nëse Hysaj qëndron në Napoli, klubi napolitan rrezikon ta humbasë falas në verë”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)