Edhe dardanët e Austrisë në mbështetje të Kosovës në Plzen

  • 14 November 2019 - 17:18
Edhe dardanët e Austrisë në mbështetje të Kosovës në Plzen

Kombëtares së Kosovës mund t’i mungojë gjithçka përveç përkrahjes së zjarrtë dhe kudo të tifozëve të saj dardanë.

Tifozë dardanë nga Kosova dhe vende të tjera evropiane kanë udhëtuar drejt Plzen për t’i mbështetur nga afër djelmoshat verdhekaltër në ndeshjen e tyre vendimtare kundër Republikës së Çekisë në fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Në mesin e tyre edhe të tillë nga kryeqyteti i Austrisë, Vjena. Një grup prej mbi 30 tifozëve të Kosovës, që jetojnë në Austri, kanë udhëtuar në mënyrë të organizuar drejt Plzen.

(Kosova Sot Online)