Tifozët çekë brohorasin para hotelit të Kombëtares “Kosova është Serbi”, reagon policia

  • 14 November 2019 - 18:18
Tifozët çekë brohorasin para hotelit të Kombëtares “Kosova është Serbi”, reagon policia

“Kosova është Serbi”, kështu kanë brohoritur tifozët çekë para hotelit ku po qëndron Kombëtarja e Kosovës, para ndeshjes me Çekinë për Euro 2020.

Media raporton se ata janë larguar menjëherë nga policia vendase, duke shmangur konfrontime me ‘Dardanët’ pasi tashmë siç dihet, gjatë gjithë ditës, tifozët e Kosovës kanë qëndruar te Hoteli i Kombëtares.

Mësohet se kanë qenë rreth 20 tifozë që kanë bërë atë veprim brenda pak sekondave, që ka ngjallur menjëherë reagimin e policisë dhe i ka larguar nga aty.

Ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës nis në orën 20:45 dhe është vendimtare për fatin e dy kombëtareve në rrugën drejt Evropianit 2020.

Nëse Kosova fiton shton ndjeshëm shanset për kualifikim, ndërsa nëse fiton Çekia ajo do të sigurojë automatikisht kualifikimin, derisa Kosovës do t’i mbetet të mendojë për rrugën nga Liga e Kombeve.

Megjithatë, Dardan’ janë përgatitur maksimalisht për këtë takim, edhe pse do të ketë mungesa, Vedat Muriqi, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu e Arbër Zeneli – janë katër super futbollistët që s’do të luajnë sonte.

(Kosova Sot Online)