Çekia mposht Kosovën me rezultat minimal - ëndrra vazhdon

  • 14 nëntor 2019 - 22:38
Çekia mposht Kosovën me rezultat minimal - ëndrra vazhdon

Edhe pse të gjithë sonte prisnin që Kombëtarja e Kosovës të shënonte fitore absolute, fati nuk ishte në anën e tyre, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Fillimisht ishte Kosova që me golin e Atdhe Nuhiut në minutën e 50' kaloj në epërsi.


Megjithatë në minutën 71' çekët iu kundërpërgjigjën me golin e Alex Kral.


Nuk vonoj shumë dhe Çekia kalon në epërsi me golin e Alex Kral në minutën e 79'.

Ndeshja ishte një spektakël, pavarësisht tifozëve çekë dhe brohoritjeve të tyre raciste.

Në fund Çeki vs Kosovë përfundon 2 me 1.

Në tabelë, me vetëm një ndeshje të mbetur deri në fund, Anglia dhe Çekia janë ekipet që kanë siguruar kualifikimin. Anglezët në vendin e parë kanë 18 pikë, e çekët në të dytin 15. Kosova deri tash ka grumbulluar 11 pikë dhe me një ndeshje të mbetur e ka të pamundur të arrijë pozitën e dytë. Mali i Zi e Bullgaria mbyllin grupin me nga tri pikë.

Image

Të dielën, në “Fadil Vokrri” Kosova pret Anglinë në xhiron e fundit të Grupit A.

Pavarësisht këtij eliminimi, Kosova ka një shans tjetër për kualifikim në “Euro 2020”. Kjo përmes Ligës së Kombeve, ku ka arritur në fazën e play-offit në Ligën D. Aty do të takohet me Maqedoninë e Veriut në muajin mars të vitit 2020 dhe nëse fiton përballet me fituesin e duelit Bjellorus-Gjeorgji. Fituesi i play-offit shkon në “Euro 2020”.

(Kosova Sot Online)