Dështon Shqipëria, vetëm barazim me Andorran

  • 14 November 2019 - 22:55
Dështon Shqipëria, vetëm barazim me Andorran

Ishte menduar se Shqipëria sonte do të këtë një punë të lehtë me Andorran, megjithatë Andorra ia doli që të barazoi dhe të kthehet në shtëpi me një pikë

Shqipëria nuk ka arritur që ta mund Andorran në Elbasan pasi që ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.

Ndeshja nisi shumë më mirë për Shqipërinë, të cilët arritën që të kalojnë në epërsi shumë herët, që në minutën e gjashtë.

Ishte sulmuesi Bekim Balaj që shënoi në minutën e 6-të te ndeshjes me kokë pas një asistimi të mirë të Odise Roshit.

Shqipëria pati raste të mira në pjesën e parë por nuk i konkretizuan, ndërkohë që Andorra me anë të një kundërsulmi arriti që të barazon në minutën e 18-të me Cristian Martinez.

I njëjti lojtar shënon me të filluar pjesa e dytë pasi që në minutën e 48-të shërbehet mirë nga Jordi Alsez për ta kaluar në epërsi Andorrën.

Shqipëria barazon rezultatin në minutën e 55-të me anë të Rej Manaj.

Por, kaq ishte. Shqipëria tentoi që ta gjej golin e epërsisë por kot.

Në fund rezultati përfundon me rezultat 2-2, derisa Shqipëria e pret Francën në stadiumin e ri të dielën dhe me shumë gjasë do ta përfundojë kampanjën për në Euro 2020 në vendin e katër të grupit H.


(Kosova Sot Online)