Napoli e refuzoi ofertën 50 milionëshe për Hysajn

  • 15 November 2019 - 10:29
Napoli e refuzoi ofertën 50 milionëshe për Hysajn

Menaxheri i futbollistit shqiptar zbulon se në adresë të tij kishte ardhur oferta e majme nga Chelsea. Tash, Napoli rrezikon ta humbasë lojtarin pa para.

Napoli e kishte refuzuar një ofertë të majme për Elseid Hysajn në verën e vitit 2018.

Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i futbollistit shqiptar, Mario Giuffredi.

Duke folur për Radio Punto Nuovo, menaxheri i Hysajt ka thënë se Chelsea i kishte ofruar 50 milionë euro për përfaqësuesin shqiptar.

Mirëpo, klubi italian e kishte refuzuar këtë ofertë pasi kërkonte më shumë para për futbollistin shqiptar, i cili në atë kohë ishte në kulmin e karrierës.

“Para një viti e gjysmë, Napoli mund t’i merrte 50 milionë euro nga Chelsea”, ka thënë Giuffredi.

“Tash, nëse Hysaj qëndron në Napoli, klubi napolitan rrezikon ta humbasë lojtarin pa para”, ka shtuar ai.

Hysaj po shkon drejt fundit të kontratës me klubin nga “San Paolo”.

(Kosova Sot Online)