Kosova kthehet dhe ushtron sot në Prishtinë para ndeshjes me Anglinë

  • 15 November 2019 - 11:01
Kosova kthehet dhe ushtron sot në Prishtinë para ndeshjes me Anglinë

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sot një seancë stërvitore pas rikthimit nga Republika Çeke. “Dardanët” do të stërvitin në stadiumin “Fadil Vokrri”, për t’u bërë gati për ndeshjen e së dielës me Anglinë.

Përfaqësuesja e Kosovës pësoi humbje mbrëmë nga Republika Çeke me rezultat 0:1, në ndeshjen përcaktuese për kualifikim në Euro 2020. 

Sidoqoftë, “Dardanët” e kanë marrë rrugën drejt atdheut, ndërsa sot do ta zhvillojnë një seancë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në bazë të agjendës, stërvitja e Verdhekaltërve do të nisë në orën 18:00.

Ndërkaq, Kosova do të ushtrojë edhe nesër, ndërsa pasnesër do ta zhvillojë ndeshjen me Anglinë, e cila do ta mbyllë kampanjën kualifikuese të Euro 2020.

(Kosova Sot Online)