Kamberi i pafat, largohet nga grumbullimi i ekipit Kombëtar. Ja arsyeja…

  • 15 November 2019 - 16:10
Kamberi i pafat, largohet nga grumbullimi i ekipit Kombëtar. Ja arsyeja…

Florian Kamberi ishte risia e listës së Edi Rejës për 2 sfidat e muajit nëntor ndaj Andorrës dhe Francës. Sulmuesi 24-vjeçar duket se ka qenë i pafat dhe nuk mundi të debutonte në këto përballje.

Kamberi ka pasur një dëmtim në kavilje dhe si pasojë ai është larguar ditën e sotme nga grumbullimi i Kombëtares. Gjithashtu bëhet e ditur se futbollistit nuk i ka mbërritur lejekalimi nga FIFA, teksa i duhet të pajiset me dokumentacionin e nevojshëm, për t’u aktivizuar me fanellën kuqezi.

Pak minuta më parë, 24-vjeçari, ka postuar në “Instagram” një story nga Zyrihu, së bashku me disa të afërm të tij, duke konsumuar kafe.

(Kosova Sot Online)