Messi fiton trofe me Argjentinën

  • 15 November 2019 - 21:03
Messi fiton trofe me Argjentinën

Lionel Messi është rikthyer me gol në kombëtaren argjentinase, duke u dhënë atyre fitoren në miqësoren e luksit ndaj Brazilit, zhvilluar këtë pasdite në Arabinë Saudite.

Nuk ishte vetëm miqësore, ishte ndeshje për trofe, ku i pranishëm ishte edhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed Bin Salman, i cili takoi përzemërsisht futbollistët dhe stafet teknike të të dy skuadrave.

Në fund, Argjentina fitoi 1-0 në këtë turne të organizuar në Arabinë Saudite dhe titullin e Superklasikes, miqësores më të madhe, e ngriti në qiell Messi.

 

(Kosova Sot Online)