Shqipëria U21 pëson humbje nga Anglia U21

  • 15 November 2019 - 21:12
Shqipëria U21 pëson humbje nga Anglia U21

Kombëtarja e Shqipërisë U21 ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Anglisë U21 me rezultat prej 0 me 3, në kuadër të kualifikimeve për Evropian për këtë grupmoshë.

Ishte ylli i Manchester Cityt, Phil Foden ai që shënoi golin e parë në minutën e 22 të takimit.

Në minutën e 36 nga penaltia i pasaktë u tregua sulmuesi i Liverpoolit, Ryan Brewster. E për golin e dytë u përkujdes Gallagher në minutën e 43.

E golin e fundit për mysafirët e realizoi Nelson në minutën e 90+3.

Image

(Kosova Sot Online)