Edi Rama prezanton stadiumin e ri nëpërmjet 30 fotografive

  • 15 November 2019 - 23:03
Edi Rama prezanton stadiumin e ri nëpërmjet 30 fotografive

Kur kanë mbetur më pak se 48 orë nga inaugurimi madhështor i stadiumit të sapondërtuar “Arena Kombëtare”, kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto-album me 30 imazhe nga kënde të ndryshme të impiantit më të ri në Shqipëri.

Rama nuk e ka fshehur krenarinë në prezantimin e stadiumit të ri, duke thënë se tashmë u krye gjithçka dhe se duhet t’ua tregojmë brezave.

Në foto duket qartë që gjithçka është menduar në detaje, në këtë impiant të ri, mjaft atraktiv në vendin tonë.

 

(Kosova Sot Online)