Celtics sigurojnë fitoren e dhjetë radhazi në NBA

  • 16 November 2019 - 09:34
Celtics sigurojnë fitoren e dhjetë radhazi në NBA

Jayson Tatum ia vodhi topin Daniel Theisit dhe i shënoi dy pikë të rëndësishme në ndeshjen e së premtes, kur kishin mbetur vetëm edhe 1.36 minuta lojë. Boston Celtics i shënoi 13 nga 16 pikët e fundit të ndeshjes për ta siguruar fitoren 105:100 kundër Golden State Warrios në San Francisco.

Tatum e mbylli ndeshjen me 24 pikë, Broën me 22 dhe Walker me 20 për Celtics. Marcus Smart ishte lojtari i katër i Celtics që arriti numër dyshifror në pikë të shënuara, me 15 të tilla. Tatum gjithashtu e mbylli ndeshjen me tetë kërcime.

Rezervisti Alex Burks i shënoi 20 pikë për t’u ndihmuar Warriorsave, që e pësuan disfatën e gjashtë radhazi. Draymond Green i kishte 11 pikë dhe 11 kërcime për Golden State.

Koshashënuesi më i mirë i Warriors këtë sezon, D’Angelo Russell, e lëndoi gishtin e madh të dorës së djathtë dhe mungoi në 18 minutat e fundit të ndeshjes.

Hornets 109, Pistons 106

Trepikëshi “buzzer beter” i Malik Monkut nga largësia ia dha Charlotte fitoren kundër Detroitit.

Thunder 127, 76ers 119 (OT)

Danilo Gallinari i shënoi 28 pikë dhe Cris Paul i shtoi 27 të tjera  dhe i ndihmuan Oklahomas të kthehet pas dy humbjeve radhazi me një fitore në çerek shtesë kundër Philadelphias.

Lakers 99, Kings 97

Anthony Davis e bllokoi “layupin” e Harrison Barnes me 2.3 sekonda të mbetura, duke e lejuar Los Angelesin ta mposhtë Sacramenton. LeBron James i shënoi 18 nga 29 pikët e tij në pjesën e dytë dhe i regjistroi 11 asiste në fitoren e dhjetë të Lakers në 11 ndeshje.

Magic 111, Spurs 109

Evan Fournier i shënoi dy trepikësha të mëdhenj në 2 minutëshin e fundit të fitores së tretë të Magic në katër ndeshjet e fundit. Fournier i regjistroi 26 pikë për t’ia dhënë fitoren Orlandos kundër San Antonios.

Rockets 111, Pacers 102

James Harden i shënoi mbi 40 pikë, 44 të tilla, për të katërtën herë në gjashtë ndeshje dhe nikoqiri Houston e shtoi ecurinë e fitoreve në gjashtë ndeshje me fitoren kundër Indianas.

Grizzlies 107, Jazz 106

Rookie Ja Morant e shënoi koshin vendimtar në paraqitjen e tij mbresëlënëse në fitoren e Memphis kundër Utah, gjatë së cilës i shënoi 25 pikë dhe tetë asiste.

Wizards 137, Timberëolves 116

Bradley Beal i shënoi 44 pikë dhe Moritz Wagner theu rekord personal me 30 pikët dhe 15 kërcimet e tij, përderisa Washingtoni e mposhti Minenesotan në Minneapolis.

(Kosova Sot Online )