Trajneri i Anglisë, Southgate: Do të jetë një natë e madhe për kosovarët

  • 16 November 2019 - 09:46
Trajneri i Anglisë, Southgate: Do të jetë një natë e madhe për kosovarët

Gareth Southgate është deklaruar para ndeshjes që Anglia e zhvillon ndaj Kosovës në Euro 2020.

Trajneri i ‘Tre Luanëve’ ka thënë se do të jetë një natë e madhe për kosovarët, por që ka paralajmëruar disa ndryshime në formacion. “Do t’i bëjmë disa ndryshime në formacion, natyrisht. Ne e dimë se do të jetë një natë e madhe për kosovarët”, ka thënë Southgate. “Është një turp për ta që nuk janë më pjesë e kësaj gare. Por, ata kanë ende gjasë nga play-offi, e që do të jenë një rrezik i madh nga ata”. Do të jetë një test i mirë për ne, pasi që do të jetë një ambient i mirë. Entuziazmi i tyre është i lartë dhe ne duam të mbesim lider në grup me më shumë pikë që mund të marrim”, ka shtuar më tej trajneri i Anglisë.

Kosova do të jetë nikoqir i Anglisë në ndeshjen që fillon në ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa ne kemi humbur shanset që të kualifikohemi përmes Grupit A në Euro 2020.

(Kosova Sot Online )