Ish-sulmuesi shqiptar i Hellas Veronës lavdëron Rrahmani dhe Kumbullën

  • 16 November 2019 - 12:51
Ish-sulmuesi shqiptar i Hellas Veronës lavdëron Rrahmani dhe Kumbullën

E ka ndjekur atë nga afër. Erjon Bogdani, sulmuesi i paharruar shqiptar i Hellas Verona (sezoni 2004-2005, 38 ndeshje dhe 17 gola), e pa Marash Kumbullën teksa rritej si futbollist…

Kështu e nis shkrimin e saj gazeta lokale italiane, “L’Arena”, e cila vazhdon: “E stërvita me kombëtaren U-19 në Shqipëri. Ishte e qartë se bëhej fjalë për një djalosh me perspektivë. Pikë së pari binte në sy për karakterin”. Dhe pastaj, ai nuk do të habitej me çka po bën Marash pa i mbushur akoma 20 vjeç, duke debutuar në Serie A:

“Kumbulla ishte i paracaktuar për këtë sukses. Ai i dogji fazat, u rrit shpejt, duke treguar personalitet të shkëlqyer. Meritat janë të tij, por edhe të trajnerit Juric, i cili e bëri të qartë se dëshironte të përqendrohej tek djaloshi i ri. Ndonjëherë keni nevojë për një sy, ndonjëherë ju duhet kurajo. Juric besoi tek instikti i tij dhe koha me vetë Kumbullën i dhanë të drejtë”.

Kumbulla nuk është surpriza e vetme për Bogdanin, ish-trajnerin e kuqezinjve 19-vjeçarë: ”Jo, te kombëtarja U-19 në Shqipëri pata edhe Rrahmani, një djalë tjetër me shumë vlera. Pastaj, ai zgjodhi të bashkohej me kombëtaren e Kosovës. Kurrë nuk ndalova së ndjekuri atë. Ai u bë kapiten i kombëtares së Kosovës, ku e konsiderojnë pikë referimi. Duke e marrë atë, Verona ka bërë një goditje të madhe”. 

Verona e Juric, për momentin, duket se është një bast i fituar. Kështu mendon edhe ish-sulmuesi i disa skuadrave në Itali: 

“Po, është kështu. Dhe meritat e mëdha duhet t’i atribuohen pikërisht trajnerit. Ai bëri që të dëgjohej menjëherë, e mori përsipër ekipin. Ne shohim që Hellas Verona luan edhe për trajnerin e vet, pasqyron karakterin dhe personalitetin e Juric. Ivan ishte më meritori në arritjen e gjithë kësaj, brenda një kohe të shkurtër. Dhe nuk e bëjnë të gjithë”. 

(Kosova Sot Online)