Parashikimet e bastoreve për ndeshjen Kosovë – Angli

  • 16 November 2019 - 13:04
Parashikimet e bastoreve për ndeshjen Kosovë – Angli

Me kthimin e Raheem Sterlingut në skuadër, bastoret sportive presin që Tre Luanët ta mbyllin me fitore kampanjën kualifikuese për EURO 2020 kur do të përballen me Kosovën e drejtuar nga Bernard Challandes në Prishtinë, të dielën.

Përderisa Kosova e humbi shansin të kualifikohet nga Grupi A në EURO 2020 me humbjen në Çeki, Anglia e ka siguruar vendin në Evropian me fitoren 7:0 kundër Malit të Zi, që ishte e gjashtë në shtatë ndeshjet e zhvilluara në Grupin A.

Pasi që djemtë e Gareth Southgate i kishin mposhtur djemtë e Bernard Challandes me rezultat 5:3 në stadiumin St.Mary’s në Southampton, anglezët janë sërish favoritë për ta fituar këtë ndeshje, pasi që atyre u është dhënë kuotë vetëm 1.60 për të fituar.

Ndërsa Dardanët, që pësuan disfatë me rezultat 2:1 në ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A, janë kuotuar me 5.25 për të fituar në këtë ndeshje dhe me 4.25 për një barazim.

Uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, pret që ndeshja të përfundojë me shumë gola në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke u bazuar në faktin që Anglia i ka shënuar mesatarisht pesë gola në ndeshje në këtë grup dhe Kosova ka arritur të shënojë të paktën një gol në 18 nga 19 ndeshjet e fundit të zhvilluara.

Përderisa Raheem Sterlingu është kthyer në skuadrën e Anglisë, pasi u ndëshkua me suspendim në ndeshjen kundër Malit të Zi për arsye disiplinore, Kosovës i mungojnë disa lojtarë kyç për shkak të lëndimeve, si Arbër Zeneli, Vedat Muriqi, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu. 

(Kosova Sot Online)