Dailymail: Mrekullia e ngritjes së Kosovës – burime të pakta, por shumë pasion

  • 16 November 2019 - 14:16
Dailymail: Mrekullia e ngritjes së Kosovës – burime të pakta, por shumë pasion

Ngritja e Kombëtares së Kosovës gjatë tre vjetëve të fundit, që kur është anëtarësuar në UEFA e FIFA, është konsideruar si mrekulli nga e përditshmja angleze Dailymail, artikullin e së cilës mund ta lexoni në vijim.

Në një fushë me bar artificial në kodrat përreth kryeqytetit të Kosovës, njëra ndër skuadrat më të mëdha të të vendit stërvitet në një mjedis që është testament i paqëllimshëm për paraqitjet e mrekullueshme të ekipit kombëtar gjatë 18 muajve të fundit, shkruan DailyMail.

Zona rreth stadiumit është depo për shtretër të vjetër, copëza metali dhe çfarëdo shprese izolimi për FC Prishtinën – katër herë kampionët vendore në 12 vjetët e fundit – është e largët, pasi që rreth stadiumit nuk ka ndonjë mur mbrojtës.

Të rinjtë përfitojnë nga kjo mundësi për t’i shikuar dhe për të bërë fotografi me lojtarët të cilët, me energji, shpejtësi dhe talent, ia shënuan tri gola Anglisë në Southampton para dy muajve.

Prishtina ka qenë duke u stërvitur në cilëndo fushë pasi stadiumi i tyre – ku skuadra e Gareth Southgate do të dalë të dielën – është huazuar nga ekipi kombëtar.

Vendi ku tash po stërvitet Pirshtinë, pa tribuna e pa ndriçim është shtëpia e klubit të ligës së dytë “2 Korriku”, edhe pse edhe kushtet e klubeve të nivelit elitar nuk janë luksoze.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” që ka kapacitet prej 13 mijë ulësesh – i emëruar për nder të futbollistit më të mirë të Kosovës, që vdiq vitin e kaluar – disa prozhektorë u dhuruar nga klubi gjerman Eintracht Frankfurt para disa vjetëve. Lojtarët ndiheshin të verbuar nga ato drita për një kohë. Që nga atëherë, Federata e Futbollit e Kosovës i ka blerë të vetat.

Menaxherët e klubeve përshkruajnë se si klubet e huaja kërkojnë në Kosovë për lojtarë, pa e paguar asnjë cent.

Shaban Baholli, trajner i 2 Korrikut, qesh kur e dëgjon fjalën angleze për çmimin e lojtarëve. “Nuk ka çmime për transferime. Klubet thonë: Ne e duam këtë lojtar. Nëse nuk na i lironi, s’do ta marri,. Kështu që ne duhet t’i lirojmë”.

Mungesa e burimeve kompensohet nga talenti i madh për futbollin dhe krenaria e madhe për këtë vend të ri, që u pavarësua pas luftërave në Ballkan në vitet e 90-ta.

Për ndihmëstrajnerin e Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahitin, tragjedia është që Kosova s’u anëtarësua më herët në UEFA, pasi që kjo i lejoi republikat e tjera të ish-Jugosllavisë të zhvillohen më shumë. “Ne i humbën disa gjenerata lojtarësh që shkuan të luajnë për Kombëtare të tjera”.

Kosova ka prodhuar talente të mëdha jo vetëm brenda kufijve të shtetit, por edhe jashtë tyre. Shumë prej lojtarëve të Kosovës janë lojtarë që janë rritur nëpër vende të huaja evropiane, pasi prindërit e tyre emigruan nga Kosova gjatë luftës.

Për Anglinë do të pritje shumë të ngrohtë në Kosovë për shkak të rolit që e pati Britania në bombardimet e NATO-s në vitin 1999 që e detyruan Serbinë t’i tërheqë forcat ushtarake nga Kosova.

(Kosova Sot Online)