Ranglista e FIFA-s: Kosova mund të fitojë shumë pikë nga ndeshja kundër Anglisë

  • 16 November 2019 - 15:31
Ranglista e FIFA-s: Kosova mund të fitojë shumë pikë nga ndeshja kundër Anglisë

Përderisa Kosova s’mund të kualifikohet për Kampionatin Evropian 2020 nga Grupi A pavarësisht rezultatit kundër Anglisë, skuadrës së Bernard Challandes do t’i ndihmonte fitorja ose barazimi kundër Anglisë edhe për ngritjen në ranglistën e FIFA-s, që i radhit të gjitha Kombëtaret e botës.

Kosova aktualisht radhitet në pozitën e 114-të në listën e FIFA-s, me 1184 pikë të grumbulluara gjithsej, ndërsa Anglia radhitet e katërta, me gjithsej 1651 pikë të grumbulluara.

Me fitore kundër Anglisë, Kosova do t’i fitonte 21.43 pikë të vlefshme për ranglistën e FIFA-s, nga barazimi 8.93 pikë, ndërsa nëse pëson disfatë i humb 3.57 pikë.

Sipas rregullave të FIFA-s për këtë ranglistë, ndeshjet miqësore kanë më pak vlerë sesa ato me karakter garues. Në numrin e pikëve të fituara nga secila ndeshje ndikon edhe niveli i kundërshtarit.

Algoritmi i FIFA-s i grumbullon pikët sipas formulës së paraqitur më poshtë:

P=Pmëparshme+R*(W-We)

Me shkronjën P shënohet numri i pikëve total.

R – Rëndësia e ndeshjes

Pmëparshme – Pikët në ranglistën e FIFA-s, para fillimit të kësaj ndeshjeje

R=5 për ndeshjet miqësore jashtë kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare

R=10 për ndeshjet miqësore brenda kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare

R=15 për ndeshjet e fazës së grupit në Ligën e Kombeve

R=25 për ndeshjen eliminatore dhe të play-offs në Ligën e Kombeve

R=25 për ndeshjet kualifikuese në garat e konfederatave dhe për kualifikim në Kupën e Botës

R=35 për ndeshjet e fazës eliminatore në garat e konfederatave deri në fazën çerekfinale

R=40 për ndeshjet e fazës eliminatore në garat e konfederatave pas fazës çerekfinale

R=50 për ndeshjet e Kupës së Botës deri në fazën çerekfinale

R=60 për ndeshjet e Kupës së Botës pas fazës çerekfinale

W – Rezultati i ndeshjes

Image

Fitore=1; Barazim=0.5; Disfatë=0

We – Rezultati i pritur e ndeshjes

dr– diferenca në rangim mes dy skuadrave

FIFA  e përditëson ranglistën e kombëtareve pas cdo afati të ndeshjeve kombëtare. Që nga koha kur Bernard Challandes e ka marrë drejtimin e Kosovës, “Dardanët” vazhdimisht janë ngritur në këtë ranglistë, ndërsa tani e mbajnë pozitën më të lartë ndonjëherë, atë të 114-të.

(Kosova Sot Online)