Challandes thotë se Kosova mund ta pësojë si Mali i Zi nëse mbrohet në “Fadil Vokrri”

  • 16 November 2019 - 16:47
Challandes thotë se Kosova mund ta pësojë si Mali i Zi nëse mbrohet në “Fadil Vokrri”

Challandes nuk do të mbrohet kundër Anglisë në “Fadil Vokrri”

Bernard Challandes, trajneri i Kombëtares së Kosovës, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Anglinë në “Fadil Vokrri”, që do të zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

Ai ka thënë se “Dardanët” do të tentojnë të mbyllin sa më mirë këto kualifikime për Euro 2020, ku fatkeqësisht, nuk u realizua ëndrra, por shpresat ende mbeten, pasi Kosova tashmë gjendet në play-off të Nations League.

Sipas Challandes, Kosova duhet të sulmojë dhe të bëjë lojën e saj, sepse mund ta pësojë keq nëse mbrohet si Mali i Zi që pranoi 7 gola.

“Është një sfidë e dyfishtë: në lojën e parë i pësuam 5 gola dhe i shënuam 3 gola, patëm luajtur mirë. Ndaj Çekisë nuk luajtëm mirë, edhe pse u munduam. Tash për ne është me rëndësi ta gjejmë një miks në mes të këtyre dy ndeshjeve. Nëse veç mbrohemi, është e rrezikshme, siç i ndodhi Malit të Zi. Është e mirë nëse do ta mbajmë topin, por kundërshtari i nesërm nuk na lejon këtë”, deklaroi Challandes. 


(Kosova Sot Online)