Deschamps: Ekipi im do të bëjë një performancë të mirë, ndaj Shqipërisë së motivuar!

  • 16 November 2019 - 18:42
Deschamps: Ekipi im do të bëjë një performancë të mirë, ndaj Shqipërisë së motivuar!

Teksa gjendemi në prag të ndeshjes së Kombëtares me ekipin francez, (një ndeshje që luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin e ri kombëtar), trajneri francez Didier Deschamps doli në një konferencë për shtyp.

Fillimisht, me të nisur konferenca, u vu re një mungesë e tij. Kështu, ndryshe nga çfarë e parashikon rregullorja, konferenca nisi me kapitenin Varane. Më pas, disa minuta më vonë, konferencës iu bashkua edhe vetë trajneri.

“Ne duhet të punojmë që të mundim të tjerët. Lojtarët francezë kanë për qëllim të kenë një lojë të mirë”, deklaroi Deschamps.

I pyetur mbi një revansh për ndeshjen me Moldavinë, Deschamps tha:

“Nuk mund të ketë një revansh. Realiteti është që me Moldavinë nuk ishim mirë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë luajtëm më mirë. Objektivi u arrit dhe në arritëm fitoren, atë që kërkohej. Mund të them që edhe lojtarët elitarë gabojnë, por nuk është ky rast që duhet të dënohet. Edhe një futbollist kur gabon në ndeshje, nuk mund të marrim ndonjë masë ndaj tij”.

I pyetur sa i takon ndeshjes me Shqipërinë, trajneri francez tha:

“Jam i bindur që nesër do të kemi përballë një ekip të motivuar. Ndeshjet me Moldavinë dhe Turqinë janë harruar, i përkasin të shkuarës. Unë besoj se ekipi im, nesër do të bëjë një performancë të mirë, ndaj Shqipërisë së motivuar”.

(Kosova Sot Online)