Kombëtarja e Anglisë ateron në Kosovë

  • 16 November 2019 - 19:56
Kombëtarja e Anglisë  ateron në Kosovë

Kombëtarja e Anglisë tashmë ka ateruar në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Forca të shumta policore po e përcjellin ekspeditën angleze. 

Kosova të dielën është nikoqir i Anglisë në ndeshjen fundit të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’.

Sfida Kosovë – Angli luhet të dielën nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përfaqësuesja jonë i ka humbur gjasat matematikore për t’u kualifikuar përmes kësaj rruge, pasi ka mbetur prapa dy vendeve të para në renditje në Grupin A, të cilat i kanë zënë Tre Luanët dhe Republika Çeke.

Prandaj, ndeshja kundër Anglisë është një përballje prestigji me gjigantin evropian të futbollit, porse do t’i shërbejë skuadrës dhe trajnerit Bernard Challandes, si një parapërgatitje para ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut (që zhvillohet në muajin mars në kuadër të Ligës së Evropës).

(Kosova Sot Online)