Challandes tha se Sterling mund të ndalet vetëm nëse i thyhet këmba, kështu kundërpërgjigjet Southgate

  • 16 November 2019 - 21:31
Challandes tha se Sterling mund të ndalet vetëm nëse i thyhet këmba, kështu kundërpërgjigjet Southgate

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes në konferencën për media para ndeshjes me Anglinë, ka thënë se ylli i anglezëve dhe Manchester City, Rahhem Sterling mund të ndalet vetëm nëse luhet në mënyrë ekipore, ose nëse i thyhet këmba, por që ky nuk është stili i Kosovës.

Lidhur me këtë është pyetur edhe trajneri i Anglisë, Gareth Southgate.

Por, ai i është shmangur disi kësaj pyetje, duke lavdëruar gjithë pjesën ofensive të skuadrës së tij dhe në njëfarë mënyre.

“Paraqitjet e Sterling kanë qenë të mrekullueshme. Kemi shumë lojtarë të mirë në sulm, kjo është e mira e këtij ekipi. Është e vështirë për kundërshtarët që të mbrohen sepse kemi shumë futbollistë në sulm që shënojnë gola të bukur dhe kundërshtarët nuk dinë se kë të ruajnë”, deklaroi ai. 


(Kosova Sot Online)