Kroacia përmbys gjithçka dhe kualifikohet në “Euro 2020”

  • 16 November 2019 - 23:01
Kroacia përmbys gjithçka dhe kualifikohet në “Euro 2020”

Kroacia është skuadra e radhës që është kualifikuar në Kampionatin Eropian

Edhe Kroacia ka prerë biletën për Kampionatin Evropian.

Finalisti i Botërorit ‘Rusia 2018’, e mundi me përmbysje Sllovakinë, për t’u kualifikuar edhe matematikisht në ‘Euro 2020’.

Kroacia e nisi keq këtë takim, duke pranuar gol në minutën e 32-të, Robert Bozenik shënoi për 0-1.

Por, në pjesën e dytë kroatët përmbysën gjithçka.

Nikola Vlasic shënoi për të barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 56’, Bruno Petkovic për ta kaluar në epërsi Kroacinë në minutën e 60-të, për 2-1, derisa fitoren e vulosi Ivan Perisic, që shënoi për 3-1 në minutën e 74’.

Kështu, Kroacia me 17 pikë në Grupin E, e siguron edhe matematikisht pjesëmarrjen në Evropian. 


(Kosova Sot Online)